Jaguar I-Pace, vetura më e mirë e vitit nga “Proffesional Driver”

Auto

Jaguar I-Pace, vetura më e mirë e vitit nga “Proffesional Driver”

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Jaguar I-Pace

Jaguar I-Pace është përzgjedhur vetura e vitit nga revista britanike “Professional Driver”.

Kjo veturë u zgjodh më e mira nga një juri prej 100 anëtarësh, të cilët testuan 60 vetura për dy ditë.

I-Pace po ashtu fitoi edhe në kategorinë për Veturën më të mirë të gjelbër.

Sipas “Proffesional Driver”, I-Pace ka marrë reagime shumë pozitive nga anëtarët e jurisë.

Çmime morën edhe Audi Q8 50 si SUV-i më luksoz i vitit, BMW 630d Gran Turismo e Audi A8L 50 Quatro. U dallua edhe Mercedes-Benz V220d Long e Mazda 6 Tourer.

Ky ishte viti i dhjetë i këtyre çmimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat