Vjen Gladiatori

Auto

Vjen Gladiatori

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Gladiatori

Me rastin e premierës botërore të Gladiator, Jeep ka lëshuar të dhëna teknike dhe një galeri fotografish të modelit të tij më të ri.

Pas fotove të para të rrjedhura në Internet në mes të nëntorit, tash jemi në gjendje të shohim Jeep Gladiator të ri nga të gjitha anët.

Modeli i shumëpritur, më parë spekulohej se do të quhej Scrambler, ende ka etiketën Gladiator, siç është koncepti i vitit 2005 me të njëjtin emër.

Pick-up i ri amerikan është i bazuar në modelin Wrangler dhe do të jetë i pranishëm në katër opsione: Sport, Sport S, Overland dhe Rubicon.  Kur të mbërrijë në sallonet e shitjeve në 2019, Gladiatori do të ofrohet me motor benzinë 3.6 V6 Pentastar me 285 kuaj fuqi. 

Normalisht, motori do të çiftëzohet me një transmetim manual me 6 shpejtësi, ndërsa automatik me 8 shpejtësi mund të porositet si një opsion. Fuqia transferohet në të gjitha 4 boshtet.

Versioni me naftë vjen në vitin 2020 dhe do të çiftëzohet ekskluzivisht me një transmetim automatik. Ky motor pritet të ketë 260 kuaj fuqi dhe 600 Nm të çift rrotullimit maksimal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat