Audi planifikon ta prodhojë veturën-dron pa shofer

Auto

Audi planifikon ta prodhojë veturën-dron pa shofer

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:05
Audi planifikon ta prodhojë veturën-dron pa shofer

Çfarë ndodh kur prodhuesi i veturave “Audi”, prodhuesi i aeroplanëve “Airbus” dhe kompania dizajnuese e veturave “Italdesign” bëhen bashkë për ta krijuar automjetin më të çuditshëm ndonjëherë? Me një fjalë, kjo që po e shihni në fotografi.

Vetura, e quajtur “Audi Flying Taxi Concept”, planifikohet që të prezantohet në Ekspozitën e Dronëve në Amsterdam të Holandës. Ky koncept është tërësisht elektrik dhe mund të vozitet pa shofer. Ai ka mundësi të fluturimit, në rastet kur në trafik ka tollovi.

Presidenti i kompanisë “Italdesign”, e cila është në pronësi të prodhuesit “Audi”, Bernard Martens, beson se taksitë fluturuese do të përdoren së shpejti në të ardhmen. “Popullsia është duke u zhvendosur në qytete dhe nevojat për transport do të rriten. Në të ardhmen, edhe fëmijët dhe njerëzit pa leje të vozitjes do të kenë nevojë që të lëvizin me një taksi të këtillë”, thotë ai.

Sidoqoftë, koncepti i paraqitur në këto pamje nuk është ende version përfundimtar i makinës. Ky mjet mund të përdoret edhe për transportimin e kafshëve të vogla shtëpiake. “Audi” planifikon që ta fillojë prodhimin e kësaj veture dhe ajo të jetë në qarkullim brenda dhjetë viteve të ardhshme, shkruan “Top Gear”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat