Mazda 3 e re vjen me AWD dhe ndërrues manual

Auto

Mazda 3 e re vjen me AWD dhe ndërrues manual

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:48
Mazda 3

Edhe pse nuk është konfirmuar nga prodhuesi japonez, Mazda 3 e re duhet të vijë gjithashtu me një opsion me të gjitha boshtet dhe një ndërrues manual.

Në panairin e veturave në Los Anxhelos, ku u zbulua gjenerata e re Mazda 3, u shfaq një model para-prodhimi me AWD dhe me gjashtë shpejtësi, transmeton KosovaPress.

Në kompani pohuan se aktualisht nuk ka informacion në lidhje me kombinimin e motorit.Mazda 3 vjen me një gjeneratë të re të motorëve Skyactiv-X, në versionet me benzinë 1,5 dhe 2,0 litra, dhe naftë 1,8 litërsh.

Nuk ka të dhëna të performancës, as për çmimin. Shitja e Mazda 3 të re fillon në fillim të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat