Ford largon 25,000 punëtorë?

Auto

Ford largon 25,000 punëtorë?

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:37
Ford

Pas lajmit se General Motors (GM) në Amerikën e Veriut do të mbyllë 5 fabrika dhe 15,000 vende pune, edhe punonjësit e një gjiganti tjetër amerikan kanë arsye për t'u shqetësuar.

Në fund të nëntorit, GM njoftoi se si pjesë e një ristrukturimi që do të çonte në uljen e kostove, por edhe për shkak të përqendrimit në automjetet autonome dhe elektrike, do të mbyllë disa fabrika në SHBA dhe Kanada dhe të largojë rreth 15% të fuqisë punëtore.

Bloomberg tani shkruan se një skenar i ngjashëm është duke u përgatitur në Ford, i cili mund të largojë 25,000 punonjës, për shkak të përkeqësimit të operacioneve të kompanisë në Evropë.

Bazuar në parashikimin e Morgan Stanley nga Adam Johns, vëllimi më i madh i shkurtimeve të vendeve të punës do të ndodhë në tokën evropiane, por as punonjësit në SHBA nuk do të kursehen. Sipas tij, në kompaninë Ford Europe duhet të vijë deri te ristrukturimi i madh.

Ndryshe, Ford gjithsej ka rreth 70.000 të punësuar dhe nëse realizohen parashikimet e errëta të Bloomberg-ut, pas reduktimeve do të mbeten një e treta pa punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat