Tesla si asnjëherë deri më tani: 100,000 makina elektrike brenda vitit

Auto

Tesla si asnjëherë deri më tani: 100,000 makina elektrike brenda vitit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Tesla

Prodhuesi amerikan arriti të shesë mbi 100,000 kopje të veturës së vet më të lirë elektrike - Modeli 3 në SHBA në një vit kalendarik që është rezultat të cilit asnjëra prej makinave elektrike nuk i janë afruar ende.

Në 11 muajt e parë të vitit 2018, në SHBA janë shitur 114,472 njësi të modelit 3, duke e lënë këtë makinë shumë prapa konkurrentëve të saj. Vetëm në nëntor, 18.650 njësi u janë dërguar klientëve amerikanë, transmeton KosovaPress.

Zhvendosja në procesin e prodhimit të Modelit 3 të bërë në vetëm një vit tregon se në nëntor 2017 vetëm 337 kopje të kësaj makine u dorëzuan. Përndryshe, "rekordi elektrik" i mëparshëm në shitje për një vit ishte Nissan Leaf - ky model u ble në vitin 2014 nga 30.200 amerikanë. Modeli 3 ka tejkaluar këtë rezultat pothuajse katër herë dhe deri në fund të vitit rezultati i shitjes do të jetë edhe më i mirë.

Në ofertën e saj, Tesla ka dy makina më të shtrenjta - Modeli S dhe Modeli X. Në muajin nëntor, konsumatorët në SHBA blenë 2.750 modele S dhe 3,200 Modele X, ndërsa në 11 muajt e parë Tesla shiti gjithsej 160,000 makina elektrike (Modelet 3, S dhe X). 

Ndryshe, kompania Tesla ka kohë që ka pasur probleme me procesin e prodhimit të Modelit 3, i cili u konceptua si makina e parë e madhe e kësaj marke. Kjo është arsyeja pse dërgesat për klientët të cilët kanë rezervuar kopjen e tyre për një vit ose më shumë ditë më parë ishin shumë vonë dhe reputacioni i kompanisë u trondit.

Megjithëse prodhimi serik filloi zyrtarisht në verën e vitit 2017, niveli i planifikuar i prodhimit prej rreth 5,000 makina në javë u arrit vetëm në periudhën e mesit të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat