Rrjedhin pamjet e BMW M8 Competition

Auto

Rrjedhin pamjet e BMW M8 Competition

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
BMW M8 Competition

Më nuk është e fshehtë se BMW është duke punuar një M8 Competition, ndërsa në bazë të këtyre pamjeve të rrjedhura, kuptojmë se është përkushtuar që të jetë sa më e përsosur.

E tëra që dihet deri tani, është se sikur M850i do ta ketë motorin 4.4 litra V8, që prodhon 600 kuaj fuqi. German Car Forum ka arritur t’i siguroi pamjet, ku shihet makina në të cilën vërehet pastër edhe shënimi Competition.

Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një M8 të zakonshëm, ndërsa hapësirat për hyrjen e ajrit dhe pjesa për nxjerrjen e gazrave, vërteton se është një makinë e fuqishme.

Tavani duket se është punuar prej fibrave të karbonit, që pritet të jenë standard i të gjithë linjës M8.

Spiunët që merren me vetura, kanë arritur ta fotografojnë edhe enterierin e makinës, ku nuk shfaqet shumë sepse gjithçka është e mbuluar. Pos butonit për start dhe dy butonave tjerë në timon.

Ende nuk dihet se kur do të arrijë ky BMW M8 Competition, por pritet që jo më larg se gjysme e vitit që vjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat