Vetëm enterieri i këtij Bugatti Veyron kushton më shtrenjtë se një veturë luksoze

Auto

Vetëm enterieri i këtij Bugatti Veyron kushton më shtrenjtë se një veturë luksoze

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Enterieri i Bugatti Veyron

Të gjithë do donin të ndjenin kënaqësinë që ofron Bugatti luksoz, me motorin 8.0 litra që prodhon 1,000 kuaj fuqi. Apo së paku të ndjejnë rehatinë e brendësisë luksoze dhe të rehatshme.

Tashmë kjo është e mundur, së paku pjesërisht, pasi janë vënë në shitje të gjitha pjesët e brendshme të modelit Veyron. Megjithëse, vetëm këto pjesë kushtojnë më shumë se një veturë luksoze.

Ulëset, anësore, pjesa e përparme, rripat e sigurisë, siguresat, mbajtëset, timoni dhe pjesa e poshtme e tij, mund të blihen për 149,999 dollarë.

Bie në sy edhe çmimi i veçantë, për pjesët me ngjyrë kafe të hapur, që zakonisht nëpër modelet Veyron janë vetëm të zeza.

Dikush ka komentuar me mahi në postimin e bërë në internet, se tani dikujt i duhet vetëm edhe eksterier dhe t’i plotësohet ëndrra për një Bugatti Veyron.

Pjesët e enterierit, mund të ishin si rifreskim i mirë dhe bien në mënyrë të përkryer edhe te modelet Civic dhe Camry. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat