Gomat e rrotave Ladës i zëvendësoi me gozhda, si pjesë e një eksperimenti të pazakontë

Auto

Gomat e rrotave Ladës i zëvendësoi me gozhda, si pjesë e një eksperimenti të pazakontë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 09:19
Lada 110

Rusi i njohur në Youtube vetëm si Vlad, ia ka zëvendësuar gomat e rrotave të para të makinës Lada, me 3,000 gozhda, si pjesë e një eksperimenti të pazakontë.

Mekaniku vendosi që Lada 110 e tij e parapëlqyer dhe e ndryshkur në masë të madhe, të ketë mundësi të lëvizë në maje tehesh.

Vlad nuk është i panjohur për eksperimente, pasi më herët i ka mbështjellë rrotat me gazeta, papuçe të shumta dhe shishe plastike, me nivel të shtuar rreziku.

Tani realizoi edhe këtë provë të kotë, për të cilën iu nevojitën dy baza rrotash, 3,000 gozhda dhe shumë qetësi për punë.

Me të kryer punimet në garazhin e tij, Ladën e dërgoi në terren me borë, ku e vuri në funksion eksperimentin, që nuk rekomandohet të provohet nga askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat