Ford patenton rripin e ri të sigurisë

Auto

Ford patenton rripin e ri të sigurisë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 07:48
Ford e ka patentuar rripin e ri të sigurisë

Ditë më parë, Ford patentoi rripin që do të mbajë të kapur, tërë pjesën e pasme dhe bagazhin e makinave SUV. Të gjithë menduan se kjo kompani do të pushojë në këtë drejtim, por ishte gabim.

Pa humbur kohë, Ford e ka patentuar rripin e ri të sigurisë, nëpër të cilin kalon elektricitet dhe ia ngrohë turpin atij që është duke e bartur.

Projekti është ende në fazat fillestare dhe përkundër që gjithçka është detajuar në 30 faqe, nuk është bërë e ditur se si do të funksionojë.

Madje, as forma se si do të lëvizë elektriciteti për ta bërë ngrohjen, apo nivelin e sigurisë në rast aksidenti.

Vetëm se nuk është vënë në dyshim siguria e këtij rripi, pasi Ford realizon gjithçka me siguri të lartë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat