Audi Q4 i ri spiunohet për herë të parë

Auto

Audi Q4 i ri spiunohet për herë të parë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:30
Audi Q4 i ri

Vargu Q i SUV-ve të Audit është duke u zgjeruar vazhdimisht, tani edhe me prezantimin e modelit Q4 të ri.

I prezantuar gjatë 2019-ës në panaire, Q4 do të ketë një çmim fillestar prej 33 mijë euro e do të rivalizojë direkt BMW X4 e Mercedes GLC Coupe ndërsa tani është spiunuar për herë të parë duke u testuar në rrugë para debutimit të tij.

Audi Q4 i ri vjen në platformën e njëjtë MQB sikurse Q3, që do të thotë se do të përfitojë një numër të madh të teknologjisë së re të përdorur pothuajse në të gjithë vargun e VW-Group.

Motori i ri i VW Groupit, 1.5 litërsh TSI do të jetë opsioni bazë me benzinë i cili prodhon 128 apo 148 kuajfuqi. Ndërsa ai me naftë do të jetë 2.0 litërsh TDI me dy lloje të fuqive, njëri me 148 kuajfuqi e tjetri me 187 kuajfuqi.

E modeli më i fuqishëm do të jetë RS Q4 me motor 2.5 litërsh me pesë cilindra që prodhon 395 kuajfuqi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat