Boeing lanson aeroplanin privat superluksoz 400 milionë dollarësh

Auto

Boeing lanson aeroplanin privat superluksoz 400 milionë dollarësh

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Aeroplani superluksoz 400 milionë dollarësh

Kompania e prodhimit të aeroplanëve Boeing ka lansuar modelin 77X i cili është një aeroplan privat superluksoz që kushton 400 milionë dollarë e mund të përshkojë gjysmën e botës me një mbushje të vetme me karburant.

Boeing Business Jets ka lansuar BBJ 777X në ngjarjen e Shoqatës së Tregtisë së Aviacionit në Lindjen e Mesme (MEBAA) në Dubai.

“Konsumatorët tanë më ekskluzivë dëshirojnë të udhëtojnë me komoditet e hapësirë të gjerë direkt për në destinacionin e tyre”, ka thënë shefi i Boeing Business Jets, Greg Laxton.

“BBJ 777X i ri do të jetë në gjendje që ta bëjë këtë ashtu sikur asnjë aeroplan më parë, duke ridefinuar udhëtimet VIP për largësi të mëdha”, ka shtuar ai.

Kompania BBJ që nga viti 1996 ka përditësuar aeroplanët e Boeingut në aeroplanë privatë për elitën e pasur botërore.

BBJ nuk shet shumë aeroplanë, me vetëm 261 në histori të saj, por kjo kompani i kthen aeroplanët në vepra arti fluturuese.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat