Volvo në fushatë të pazakonshme: Mos blini veturat tona!

Auto

Volvo në fushatë të pazakonshme: Mos blini veturat tona!

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:29
Volvo

Në vend që të shesë direkt veturat e veta, Volvo dëshiron që pronarët e ardhshëm të automjeteve të saj të përdorin shërbimin e abonimit.

Kompania suedeze, e zotëruar nga gjiganti kinez  Geely, lansoi programin Care by Volvo në Gjermani me një fushatë reklamuese: "Mos e blej këtë makinë, regjistrohuni për të".

Sipas këtij programi, crossoveri i ri i Volvo XC40 është në dispozicion me një parapagim mujor fikse prej 498 euro dhe përfshin regjistrimin, sigurimin dhe shërbime të tilla si asistenca në rrugë ose gomat e dimrit. 

SUV XC90 e Volvo mund të merret për 929 euro në muaj. Kompania suedeze prezantoi programin "Care by Volvo" një vit më parë, fillimisht në SHBA, me qëllim të tërheqjes së një kategorie më të re të konsumatorëve. 

Megjithatë, vetëm 15% e të anketuarve ishin të interesuar për këtë shërbim. Pyetja është nëse Volvo do të ketë sukses në shtyrjen e programit të saj në Gjermani, duke pasur parasysh se çmimi i abonimit është madje 40% më i lartë se lizingu. 

Volvo filloi këtë program në Kanada rreth një muaj më parë dhe i gjithë projekti i ka zemëruar tregtarët e prodhuesve suedezë, të cilët besojnë se ky program do të mbyllë shitoret e shitjes në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat