Dronët në Indi do të përdoren për transportimin e organeve

Azia

Dronët në Indi do të përdoren për transportimin e organeve

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:08
Dronët në Indi

Në mesin e shumë funksioneve tjera, India po synon që dronëve t’ua caktojë edhe një detyrë të re.

Besohet se dronët do të përdoren në të ardhmen për transportim të organeve. Zyrtarët shëndetësorë po planifikojnë që t’i përdorin dronët në mënyrë që t’i shmangin tollovitë në trafik dhe ta mundësojnë transplantimin e organeve për një kohë më të shkurtër se kurrë më parë.

Ndonëse ky plan është ende në fazën fillestare, Jayant Sinha, ministër i aviacionit, tha se përdorimi i mundshëm i kësaj teknologjie është krijimi i korridoreve të dronëve nëpër kulmet e spitaleve. “Njëra nga përdorimet e dronëve është transportimi i organeve. Këtë gjë e kemi diskutuar me një kompani të madhe. Vlerësohet se transportimi i organeve është i vështirë për shkak të ngarkesës së rrugëve”, tha ai.

Për shkak të rëndësisë së madhe të kohës për transportimin e organeve, autoritetet indiane nganjëherë krijojnë “korridore të gjelbra” në trafik që të mundësohet transportimi më i shpejtë i organeve të dhuruara, por besohet se dronët paraqesin një zgjidhje më të mirë. “Kur transportimi i organeve bëhet me dronë, askush nuk pengohet. E tëra zhvillohet në ajër”, thotë Sinha, shkruan “CNN”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat