Shkon në 222 numri i të vdekurve nga cunami në Indonezi

Azia

Shkon në 222 numri i të vdekurve nga cunami në Indonezi

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Indonezi

Numri i të vdekurve në Indonezi nga cunami i fundit që ka kapluar vendin ka shkuar deri në 222, ku para disa orëve raportohej se ishin të vdekur 168.

Tani të plagosur janë 843 persona, thonë zyrtarët qeveritarë në Indonezi.

Valët e cunamit goditën natën këtë shtet, duke shkatërruar qindra ndërtesa. Zyrtarët thonë se cunami mund të ishte shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi shpërtheu vullkani Anak Krakatau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat