Frikë për cunami të ri në Indonezi, vullkani Anak Krakatau vazhdon të gurgullojë

Azia

Frikë për cunami të ri në Indonezi, vullkani Anak Krakatau vazhdon të gurgullojë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Vullkani Anak Krakatau

Banorët pranë brigjeve të detit në Indonezi janë paralajmëruar që largohen pasi që ekziston frika që vullkani Anak Krakatau mund të shkaktojë cunami të ri.

Të shtunën valë gjigante goditen pjesët bregdetare në Sumatra dhe Java duke lënë të vdekur 281 veta dhe duke lënë të lënduar një mijë e 16 të tjerë, shkruan BBC.

Thuhet se aktiviteti vullkanik nënujor ka bërë që të shkaktohen valë vdekjeprurëse.

Anak Krakatau edhe gjatë së shtunës ka pasur erupsion, duke hedhur edhe hi e tym.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat