Kina del kundër festimeve të Krishtlindjes

Azia

Kina del kundër festimeve të Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Autoriteteve kineze si duket po iu pengon festimi i Krishtlindjeve. Shumë qytete, shkolla dhe institucione qeveritare i kanë urdhëruar qytetarët që të mos e festojnë këtë festë dhe të përqendrohen më tepër në promovimin e kulturës tradicionale kineze.

Në qytetin verior, Langfang, zyrtarët lokalë kanë urdhëruar largimin e të gjitha dekorimeve të Krishtlindjeve dhe ua ndaluan dyqaneve që të shesin produkte që përdoren për ta shënuar këtë festë. Sipas tyre, këto masa kanë për qëllim që ta ruajnë stabilitetin dhe t’i kontrollojnë shitësit ilegalë të rrugëve.

Një mësues kinez po e përkrah këtë nismë të shtetit. “Mësuesit duhet ta forcojnë kulturën tradicionale kineze te nxënësit dhe t’i këshillojnë ata që t’i refuzojnë festat e huaja, siç është Krishtlindja”, ka shkruar ai në një rrjet të famshëm social në Kinë.

Qytetarët në Kinë kanë të drejtë ta praktikojnë secilën nga pesë fetë e njohura zyrtarisht nga qeveria, ku përfshihet edhe Katolicizmi dhe Protestanizmi. Sidoqoftë, mbajtja e aktiviteteve fetare jashtë objekteve të fesë është e ndaluar.

Vëzhguesit thonë se masat e autoriteteve lokale nuk kanë të bëjnë me sulm të drejtpërdrejt kundër Krishterimit, por më tepër me urdhrat që merren nga Partia Komuniste për ruajtjen e kulturës tradicionale, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat