Kina tentoi bllokimin e pemëve të Krishtlindjes

Azia

Kina tentoi bllokimin e pemëve të Krishtlindjes

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:25
Kina

U deshën më pak se 24 orë që të gjitha pemët e Krishtlindjes, dritat dhe kambanat të hiqeshin nga një kompleks zyrash dhe dyqanesh në qytetin kinez të Nanyang-ut.

Madje dhe një arush gjigant në hyrjen e kompleksit nuk u kursye. Krishtlindja është më shumë një periudhë e vitit në Kinë ku njerëzit blejnë në qendrat tregtare të zbukuruara në Pekin dhe Shanghai, por autoritetet e Partisë Komuniste këmbëngulin që populli të fokusohet te festat tradicionale kineze dhe jo te festat si Krishtlindja.

Të paktën katër qytete të Kinës dhe një qytezë urdhëruan ndalimin e zbukurimeve për Krishtlindje, përfshirë edhe pemët. Studentët, mësuesit dhe prindërit e dhjetë shkollave në Kinë, thanë se Krishtlindja është anuluar.

Por, aksioni i autoriteteve dështoi në disa qytete kryesore, ku zbukurimet u vendosën dhe Krishtlindja u festua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat