Izraeli miraton ligjin që lejon eksportin e marihuanës mjekësore

Azia

Izraeli miraton ligjin që lejon eksportin e marihuanës mjekësore

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Ndërtesa e parlamentit të Izraelit

Parlamenti izraelit në mënyrë unanime miratoi një ligj që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i lejuar vendit të bëhet pjesë e tregut fitimprurës global.

Izraeli do të bëhet vendi i tretë, pas Holandës dhe Kanadasë, që e bënë kanabisin mjekësor global, transmeton AP.

Kompania izraelite për prodhimin e kanabisit mjekësor “iCAN” parashikon se industria globale do të arrijë 33 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme, meqë stigma do të zbehet si dhe do të rritet kërkesa ndaj vendeve të certifikuara për eksport.

Pas miratimit të ligjit, aksionet e kompanisë u rriten për 10 përqind.

Ligji u zvarrit për vite me radhë nga frika e zyrtarëve të sigurisë se marihuana mjekësore do të dilte në tregun e zi.

Për të lehtësuar shqetësimet, ligji fuqizon policinë që të mbikqyrë licencimin.

Kabineti izraelit duhet të japë miratimin përfundimtar për ligjin, një hap ky që shikohet më shumë si formalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat