Indonezi, shirat vështirësojnë përpjekjet e shpëtimit

Azia

Indonezi, shirat vështirësojnë përpjekjet e shpëtimit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Indonezi

Shirat e rrëmbyeshëm po i vështirësojnë përpjekjet për tu ardhur në ndihmë komuniteteve në ishujt e largët perëndimorë të Indonezisë të cilat u goditën nga cunami masiv javën e kaluar që shkaktoi vdekjen e 429 personave.

Shirat i kanë bërë rrugët të pakalueshme duke penguar autokolonat me makineri të rënda e furnizime për zonat e izoluara. Autoritetet janë detyruar të dërgojnë helikopterë për dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e banorëve.

Mendohet se tsunami i së shtunës, i cili goditi bregun perëndimor të ishullit Java dhe pjesën jugore të Sumatrës, u shkaktua nga një rrëshqitje nënujrore masive që pasoi shpërthimin e vullkanit Anak Krakatoa mes dy ishujve.

Si pasojë rreth 1.500 persona u plagosën, rreth 150 të tjerë rezultojnë të humbur. Me mijëra vetë janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregut për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm vullkanik që rrezikon një tjetër goditje nga valë të fuqishme.

Shefi i Agjencisë Gjeologjike indoneziane Rudy Suhendar, i tha Shërbimit Indonezian të Zërit të Amerikës se po vazhdojnë hetimet rreth shkaqeve të cunamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat