Kinë: Nis procesi gjyqësor ndaj disidentit të njohur

Azia

Kinë: Nis procesi gjyqësor ndaj disidentit të njohur

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:18
Kinë

Të mërkurën nisi procesi gjyqësor ndaj një aktivisti të shquar kinez për të drejtat e njeriut, i cili akuzohet për përmbysje të pushtetit shtetëror.

Wang Quanzhang shquhet për mbrojtjen e anëtarëve të lëvizjes shpirtërore “Falun Gong”, e shpallur nga qeveria komuniste në pushtet si një lëvizje e paligjshme.

Wang, është një ndër qindra aktivistë të të drejtave të njeriut që janë bërë pjesë e një goditjeje masive nga ana e qeverisë.

Të mërkurën mbështetësit e tij u përleshën me policinë jashtë gjykatës në qytetin Tian-jin.

Gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë gjatë seancës dëgjimore. Gruaja e zotit Wang tha se dhe asaj gjithashtu i ishte mohuar hyrja në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat