Arrestohen gjashtë persona për vrasjen dhe ngrënien e majmunit të rrallë

Azia

Arrestohen gjashtë persona për vrasjen dhe ngrënien e majmunit të rrallë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Vietnam pasi e vranë dhe e hëngrën një majmun që është në listën e specieve të rrezikuara. Madje, të dyshuarit e kishin transmetuar drejtpërdrejt tërë ngjarjen në rrjetet sociale.

Të arrestuarit i përkasin moshës 35 deri 59-vjeçare dhe e incizuan veten duke ngrënë mish të majmunit langur, duke e transmetuar veprimin e tyre drejtpërdrejt në Facebook. Ngjarja kishte ndodhur muajin e kaluar. Majmunët e llojit langur në Vietnam janë njëra ndër speciet më të rrezikuara në botë dhe jetojnë vetëm në hemisferën veriore.

Policia njoftoi përmes një deklarate se njëri prej të arrestuarve e kishte blerë kafshën nga një gjahtar me çmim prej 1.1 milionë dongëve, që janë të barasvlefshëm me vetëm 48 dollarë. Vietnami është vendbanim edhe i llojeve tjera të rrezikuara të gjallesave, përfshirë fregatën dhe krokodilin siamez.

Trafikimi dhe konsumimi i mishit të kafshëve të rrezikuara është dukuri e shpeshtë në Vietnam. Disa kafshë përdoren si ushqim, ndërsa pjesët e trupit të kafshëve tjera përdoren për qëllime mjekësore, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat