Pas sulmit ndaj turistëve, vriten 40 xhihadistë në Egjipt

Azia

Pas sulmit ndaj turistëve, vriten 40 xhihadistë në Egjipt

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Prezencë policore pas sulmit ndaj një autobusi me turistë

Pas sulmit me lëndë shpërthyese ndaj një autobusi me turistë në afërsi të piramidave të Egjiptit, ku humbën jetën 4 vetë, 3 turistë e një shoqërues, policia egjiptiane ka vrarë 40 xhihadistë.

Policia egjiptiane ka vrarë 40 xhihadistë të shtunën (29.12) në orët e para të mëngjesit, njofton Ministria e Brendshme në Kairo. „Terroristët" janë vrarë në veri të gadishullit Sinai. Ata kishin planifikuar një seri atentatesh ndaj turistëve, objekteve të kishës dhe forcave të armatosura të Egjiptit, sipas autoriteteve.

Në sulmin me bombë ndaj një autobusi me turistë të premten humbën jetën 4 vetë. Ndër viktimat ishin tre turistë vietnamezë dhe një shoqërues turistësh nga Egjipti. 11 turistë të tjerë vietnamezë janë lënduar, mes tyre edhe shoferi i autobusit.

Image

Lënda shpërthyese artizanale ishte vendosur të premten në afërsi të një muri në lagjen Haram, në afërsi të piramidave të famshme. Ky ishte sulmi i parë ndaj turistëve në Egjipt që nga korriku i vitit 2017, një goditje e re për degën e turizmit, mjaft të rëndësishme për shtetin afrikanoverior. Sulmi i fundit ndodhi në korrik 2017, në Hurghada, një vend i njohur turistik, ku një person vrau me thikë dy gra gjermane e plagosi katër të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat