Prodekani i universitetit indian thotë se më mirë është të vrasësh sesa të ankohesh

Azia

Prodekani i universitetit indian thotë se më mirë është të vrasësh sesa të ankohesh

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Prodekani i universitetit indian

Një zyrtar i lartë i një universiteti publik të Indisë ka bërë thirrje që studentët ta vrasin njëri-tjetrin nëse kanë mosmarrëveshje, e të mos ankohen tek ai. Kjo deklaratë po vlerësohet si skandaloze dhe ka nxitur shumë reagime.

“Nëse jeni studentë të këtij universiteti, kurrë mos vini duke qarë tek unë. Nëse përfshiheni në ndonjë përleshje, rrihni ata, nëse keni mundësi edhe vrisni, ne do të përkujdesemi për këtë më vonë”, ka thënë para studentëve Raja Ram Yadav, prodekan i Universitetit të Purvançalit.

Ai e dha këtë deklaratë në një tubim në rajonin më të banuar të Indisë, Uttar Pradesh. Në këtë vend dje vdiq një polic pasi u godit me gurë nga protestuesit e dhunshëm. Vendi është i njohur për tensione dhe krim.

Dy persona kishin vdekur në një incident tjetër gjatë këtij muaji pasi qytetarët kishin protestuar kundër prerjes së një lope. Në Indi, populli hindu beson se lopët janë të shenjta dhe se ato duhet të adhurohen, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat