Mbahen zgjedhje të përgjakshme në Bangladesh, 15 votues të vdekur

Azia

Mbahen zgjedhje të përgjakshme në Bangladesh, 15 votues të vdekur

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 06:30
Foto

Të paktën 15 vetë u vranë gjatë përleshjeve në Bangladesh të dielën midis mbështetësve të qeverisë dhe të opozitës, ndërsa sot në vend u zhvilluan zgjedhjet politike.

Banorët e vendit votojnë  për t'i dhënë ose jo një mandat të tretë radhazi kryeministres Sheik Hasina, nën akuza për abuzimin me drejtat e njeriut nga qeveria e saj.

Zgjedhjet e përgjithshme u mbyllën me përplasje vdekjeprurëse dhe akuza për manipulim të votave.

Ndërsa janë raportuar deri tani 15 të vrarë nga disa qarqe.

Komisioni Zgjedhor i Bangladeshit tha për Reuters se kishte dëgjuar akuza të manipulimit të votave "në gjithë vendin" dhe se do niste hetimet.

Zgjedhjet mund ti japin një mandat të tretë kryeministres aktuale Sheik Hasina. Ndërsa rivalja e saj kryesore ndodhet në burg me akuzën e korrupsionit.

Procesi i votimit u dëmtua nga dhuna dhe akuzat për goditje ndaj opozitës.

Së paku 28 kandidatë nga opozita u tërhoqën përpara se të mbyllej votimi, duke pretenduar manipulimin e votave dhe kërcënime ndaj tyre.

Rreth 600.000 persona të sigurisë u pozicion për të parandaluar përplasjet.

Autoritetet urdhëruan bllokimin e internetit deri pas mbylljes së procesit të votimit për të parandaluar përhapjen e "thashethemeve" që mund të shkaktonin trazira.

Bangladeshi është një vend me shumicë myslimane prej më shumë se 160 milionë njerëzish dhe përballet me çështje të mëdha duke filluar nga ndryshimet klimatike, militantizmi islamik, varfëria endemike dhe korrupsioni.

Vendi ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi qindra mijëra myslimanë të Rohingya u larguan nga Bangladeshi drejt Myanmar.

Cilat janë kandidatet?

Sheikh Hasina ka drejtuar Bangladeshin që nga viti 2009.

Rivalja e saj afatgjatë, Khaleda Zia, u fut në burg me akuzën e korrupsionit më herët këtë vit. Ajo pretendon se burgosja është e motivuar politikisht.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat