Bashar al-Assad autorizon forcat e Irakut të sulmojnë Shtetin Islamik - Bota Sot
Bashar al-Assad autorizon forcat e Irakut të sulmojnë Shtetin Islamik

Azia

Bashar al-Assad autorizon forcat e Irakut të sulmojnë Shtetin Islamik

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka autorizuar forcat irakiane të sulmojnë militantët e Shtetit Islamik pa kërkuar ndonjë leje, raportojnë mediat shtetëore të Sirisë.

Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi kryeministri i Irakut tha se zyrtarë të sigurisë nga Bagdadi e kanë takuar presidentin Assad në Damask. Kryeministri i Irakut tha se vendi do të marrë më shumë rol në Siri pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një çështje me shumë komplikime” tha kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi.

“Nëse ndodh ndonjë zhvillim negativ në Siri do të ketë ndikim edhe tek ne. Shteti Islamik është aty dhe ne kemi 600 kilometra vijë kufitare me Sirinë” tha ai.

Njoftimi nga Siria bën të ditur se forcat e Irakut mund të kalojnë kufirin dhe të sulmojnë militantët pa kërkuar ndonjë leje nga autoritetet në Damask.

Shteti Islamik rrëmbeu një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak gjatë vitit 2014 por janë eliminuar kryesisht në Irak, ndërsa po mbajnë pjesë shumë të vogël të Sirisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...