‘Alieni’ nga India: Thonë se nuk jam nga kjo pjesë e botës

Azia

‘Alieni’ nga India: Thonë se nuk jam nga kjo pjesë e botës

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Anshua Kumara

Një mashkull me një deformim të rëndë të kokës dëshiron t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike për të rënë në dashuri dhe të krijojë një familje.

Anshua Kumara nga Punjab, Indi, për shkak të kokës së tij të çuditshme, thonë se është ‘alien’ dhe mjekët thuhet se nuk kanë arritur të diagnostikojnë se për çfarë lloj çrregullimi bëhet fjalë.

Për shkak të gjendjes së tij misterioze, Anshu ka sy të ngushtë dhe një kokë shumë të madhe, dhe flokët e tij nuk rriten, përveç në një pjesë të vogël në majë të kokës.

Meqë ai fiton vetëm rreth 62 dollarë në muaj, nuk mund të përballojë të shkojë te specialistët, të cilët mund të përcaktojnë diagnozën e tij të saktë.

"Më pëlqen të rri me fëmijët e fqinjëve, por kaloj shumicën e kohës time vetëm, Nëntë orë në ditë punoj në fabrikë, do të doja një operacion në mënyrë që unë të martohesha dhe të krijoj një familje. Është ëndrra ime më e madhe. Kudo që kam shkuar, njerëzit më quajnë 'jashtëtokësor'. Për shkak të kokës sime të madhe dhe të çuditshme, ata thonë se unë nuk jam nga kjo botë," pohon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat