Mur prej tre milionë grash për të protestuar…

Azia

Mur prej tre milionë grash për të protestuar…

Më: 2 janar 2019 Në ora: 21:07
Një zinxhir me gra, i gjatë prej 620 kilometrash, në mbështetje të barazisë gjinore

Një zinxhir me gra, i gjatë prej 620 kilometrash, në mbështetje të barazisë gjinore.

Ky mur njerëzor u krijua nga të paktën tre milionë gra, në shtetin indian të Keralas ku protestojnë për ndalimin e hyrjes në një tempull hindu “Sabarimala” pavarësisht vendimit të një gjyqtari që ka hequr ndalimin ndaj grave.

“Ky tempull ka qenë i ndaluar për gratë për shekuj, por Gjykata Supreme e anuloi këtë ndalim shtatorin e kaluar”, shkruan BBC në faqen e saj në internet.

Megjithatë, pavarësisht vendimit, besimtarët fundamentalistë vazhdojnë t’i sulmojnë gratë që përpiqen të hyjnë.

Ky mur me gra, me iniciativë të qeverisë së koalicionit të majtë, u shtri në të gjitha rrugët kryesore të Keralas, nga pika më veriore deri në atë jugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat