Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Azia

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:30
Japoni

Një tërmet i fuqisë 5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Japoninë jugperëndimore, por nuk shkaktoi dëme material dhe cunami.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti goditi Fukuoka, Nagasaki dhe Kumamoto, në jugperëndim të Kushu Island, njofton AP.

Dy centrale bërthamore punojnë rregullisht, por aeroporti i Kumamotos është mbyllur përkohësisht.

Televizioni Kombëtar NHK ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të kenë kujdes nga objektet në rënie nga raftet dhe tërmetet pasuese.

Japonia është një nga zonat më të prekura nga tërmetet dhe cunami në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat