Të rinjtë i shkel kamioni, fatmirësisht shpëtojnë pa pasoja

Azia

Të rinjtë i shkel kamioni, fatmirësisht shpëtojnë pa pasoja

Më: 6 janar 2019 Në ora: 10:03
Pamje nga videoja

Kamerat e sigurisë në Kinë kanë kapur momentin kur një kamion zuri poshtë dy të rinj me biçikletë.

Duke qenë se kamioni nuk ishte me shpejtësi të lartë, të rinjtë arritën të shpëtonin mrekullisht pa lëndime të rënda.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Shangrao të Kinës, ndërsa dy të rinjtë po merrnin kthesën, edhe pse e panë që po ecnin shumë afër me kamionin e kuq.

Për një moment makina shpejton dhe ata të dy përfundojnë poshtë. Fatmirësisht ishin të distancuar nga rrotat dhe shpëtuan.

Autoritetet vendase po hetojnë përplasjen ndërsa kanë paralajmëruar qytetarët që të largohet nga pikat e verdha të automjeteve me tonazh të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat