Shkon në 40 numri i të vdekurve në Afganistan nga shembja e dheut në minierë

Azia

Shkon në 40 numri i të vdekurve në Afganistan nga shembja e dheut në minierë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:20
Afganistan

Të paktën 40 vetë u vranë kur një minierë ari u shemb të dielën në Afganistanin verior, thanë autoritetet.

Dhjetë minatorë të tjerë u plagosën në incident, i cili ndodhi duke kërkuar për ar në rrethin e Kohestanit të provincës Badakhshan, tha anëtari i parlamentit afgan, Fawzia Koofi në një deklaratë.

Zyrtari provincial, Nek Mohammad Nazari, tha se të gjitha viktimat ishin punëtorë të minierave.

Më herët u raportua p¡r 30 viktima, por numri u rrit pasi disa nga të plagosurit ndërruan jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat