Izraeli pranon se ka kryer goditje ajrore në Siri

Azia

Izraeli pranon se ka kryer goditje ajrore në Siri

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:25
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se një goditje ajrore izraelite në Siri, kishtevënë në shënjestër armë iraniane.

Duke folur të dielën në një mbledhje të kabinetit israelit, zoti Netanyahu tha se “në 36 orët e fundit, forca ajrore kishte goditur depo iraniane që kishin armë iraniane në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut”.

Marrja e përgjegjësisë nga Izraeli për sulmin në Siri, është diçka e pazakontë.

Megjithatë shefi në ikje i shtatmadhorisë izraelite, lejtnant-gjeneral, Gadi Eisenkot kishte thënë së fundmi në një intervistë në New York Times se Izraeli kishte “goditur mijëra objektiva, pa marrë përgjegjësinë ose pa kërkuar që t’i njihej merita”.

Zoti Netanyahu tha të dielën se “numri i përgjithshëm i sulmeve të fundit, është provë se ne jemi të vendosur më shumë se kurrë që të veprojmë kundër Iranit në Siri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat