Izraeli qëllon caqet iraniane dhe siriane përreth Damaskut

Azia

Izraeli qëllon caqet iraniane dhe siriane përreth Damaskut

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:38
Nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit është thënë se operacioni i kryer gjatë natës

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka qëlluar caqet iraniane rreth kryeqytetit sirian, Damaskut.

Nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit është thënë se operacioni i kryer gjatë natës ka pasur për cak Forcat elite Quds si dhe Gardën Revolucionare Iraniane, sikurse edhe forcat ajrore siriane, shkruan BBC.

Mediat në Siri kanë raportuar se shumica e raketave të Izraelit janë shkatërruar nga armatimi kundër fluturakeve.

Izraeli ka njoftuar se ka ndërmarrë aksionin e sotëm pasi që Forcat Quds kanë lëshuar një raketë nga Siria në drejtim të majës së Golan gjatë së dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat