Izraeli konfirmon sulmin ndaj forcave iraniane në Siri

Azia

Izraeli konfirmon sulmin ndaj forcave iraniane në Siri

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka konfirmuar më 21 janar se ka sulmuar disa pika të ushtrisë iraniane në Siri, disa orë pasi forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore afër Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.

Deklarata është publikuar pak kohë pasi raketat izraelite për mbrojtje kanë ndaluar një raketë që ishte nisur nga Lartësitë Golan, në kohën e nisjes së sulmeve të Izraelit.

“Ne kemi nisur sulm ndaj iranianëve në territorin sirian”, ka thënë ushtria izraelite përmes një deklarate.

“Ne paralajmërojnë Forcat e Armatosura Siriane që synojnë të dëmtojnë forcat apo territorin izraelit”.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk ka ofruar të dhëna për sulmet ajrore.

Ndërkohë, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani ka raportuar për sulmet ajrore me raketa afët Aeroportit të Damaskut dhe në zonat afër kryeqytetit, duke thënë se raketat kanë qëlluar një depo të armëve të forcave iraniane dhe grupit militant shiit, Hezbollah.

Ky grup ka raportuar për 11 viktima në këtë incident.

Izraeli vazhdimisht është kufizuar në konfirmimin publik të operacioneve ushtarake në Sirinë fqinje, me qëllim që të mënjanojë përfshirjen më të madhe në luftën tetëvjeçare në këtë shtet.

Ushtria siriane ka thënë se Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive pasi raketat janë nisur në mënyrë të njëpasnjëshme më 21 janar.

Sipas kësaj ushtrie, sistemet ajrore për mbrojtje kanë shkatërruar shumicën e raketave para se të arrijnë shënjestrat, derisa media shtetërore siriane ka thënë se sistemet ajrore kanë ndaluar një sulm ajror izraelit në Aeroportin e Damaskut.

Televizioni shtetëror sirian ka thënë se Izraeli ka nisur gjashtë raketa në zonën afër Aeroportit të Damkaskut, mirëpo pesë prej tyre janë rrëzuar dhe një tjetër ka rënë në një zonë të pabanuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA Novosti ja cituar më 21 janar Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Mbrojtjes të ketë thënë që më shumë se 30 raketa izraelite dhe bomba janë rrëzuar.

Moska po ashtu ka thënë se katër ushtarë sirianë janë vrarë në incident dhe gjashtë tjerë janë plagosur.

“Më 21 janar, 2019, në mes të orës 2:11 shë 2:56 të mëngjesit, Izraeli ka kryer tri sulme me territorin siriane nga drejtimet perëndimore, jugperëndimore dhe jugore”, ka thënë ushtria ruse përmes një deklarate.

Rusia dhe Irani i kanë thënë mbështetje vendimtare ushtrisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën që ka lënë të vrarë mijëra persona dhe ka zhvendosur nga shtëpitë mijëra të tjerë. Izraeli është zotuar për t’i pamundësuar Iranit përfshirjen në konfliktin në Siri, duke kryer qindra sulme ajrore kundër shënjestrave iraniane dhe atyre ku gjendet Hezbollahu./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat