Tre të vdekur nga një shpërthim bombe në Siri

Azia

Tre të vdekur nga një shpërthim bombe në Siri

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Tre persona civil janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar nga një shpërthim bombe e cila ishte e vendosur në një motoçikletë

Sipas Reuters kjo ka ndodhur në qendër të qytetit Al-Bab, në veri të Alepos, një tregtar i atyshëm ka thënë se një grua dhe një fëmijë kanë vdekur, po ashtu edhe një djalë i ri.

“Kishte shumë të lënduar , ishte një motor që shpërtheu në qendër “, tha Ibrahim Sabra, një tregtar i atjeshëm.

Një burim i policisë lokale ka thënë për Reuters se një aksident i ngjashëm është planifikuar të ndodh edhe në një qytet tjetër por personi i dyshuar është kapur nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat