Sulmi me bomba në Filipine, Duturte premton “shkatërrimin” e përgjegjësve

Azia

Sulmi me bomba në Filipine, Duturte premton “shkatërrimin” e përgjegjësve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 07:28
Filipine

Filipinet u zotuan se do të shkatërrojnë ata që qëndrojnë pas dy bombave “binjake” që vranë 20 vetë gjatë një shërbimi fetar në një kishë, mëngjesin e sotëm në skajin jugor të vendit.

Sulmi erdhi vetëm 6 ditë pas një referendumi për autonominë e rajonit me shumicë myslimane, ndërsa krahas të vrarëve, pati edhe 81 të plagosur, ndërsa u cilësua si një nga shpërthimet me më shumë viktima në vitet e fundit në një rajon të rrënuar nga paqëndrueshmëria.

Ky sulm erdhi mes shpresës dhe emocioneve për ratifikimin e një plani devolvimi që synon të sjellë zhvillim, vende pune dhe paqe në një nga vendet më të varfra dhe më të paqëndrueshme të Azisë.

Shpërthimi i parë erdhi brenda katedrales në ishullin Jolo, në provincën Sulu, dhe u pasua nga një shpërthim i dytë jashtë, i cili ndodhi ndërsa forcat e sigurisë po futeshin në vendngjarje, thanë zyrtarët.

“Armiqtë e shtetit kanë sfiduar me guxim aftësinë e qeverisë për të ofruar sigurinë e qytetarëve në atë rajon”, tha Salvador Panelo, zëdhënës i presidentit Filipinas, Rodrigo Duterte. “Forcat e armatosura të Filipineve do të ngrihen në sfidë dhe do të shtypin këta kriminelë të pafe”, shtoi ai.

Policia dyshon se shpërthimet ishin vepër e Abu Sayyaf, një grup militantësh që ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe është i njohur për bombardimet dhe brutalitetin e saj.

“Ata duan të tregojnë forcë dhe mbjellin kaos”, tha shefi i policisë kombëtare Oscar Albayalde për radio DZMM, duke konfirmuar se Abu Sayyaf ishte i dyshuari kryesor.

Jolo është një bastion i grupit, i cili drejton një operacion piraterie dhe rrëmbim fitimprurës, që qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur ta thyejnë. Grupi, i cili vepron në ujërat dhe ishujt e Mindanaos perëndimore, u ka prerë kokën shumë robërve të huaj, kur kërkesat për dëmshpërblim nuk janë përmbushur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat