OBSH: 29 fëmijë dhe foshnje vdesin nga i ftohti

Azia

OBSH: 29 fëmijë dhe foshnje vdesin nga i ftohti

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Foto Ilustrim

Të paktën 29 fëmijë dhe të porsalindur kanë vdekur nga i ftohti në një  kamp në verilindje të Sirisë gjatë 8 javëve të fundit, kryesisht për shkak të hipotermisë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten.

Rreth 23.000 njerëz që ikin nga lufta në Deir al-Zor, mes Shtetit Islamik dhe Aleancës së Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA,  kanë arritur në kampin al-Hol kohët e fundit duke shtuar popullsinë aty.

"Situata në kampin  Al-Hol të copëton shpirtin. Fëmijët po vdesin nga hipotermia ndërsa familjet e tyre shpërngulen për të qenë më të sigurt,"-tha Elizabeth Hoff, përfaqësuese e OBSH-së në Siri.

Situata është kritike në kamp për 33.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që jetojnë atje në ditët e ftohta të dimrit.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se shumë të shpërngulur ecën për ditë të tëra ose udhëtuan me kamionë dhe mbërritën në kamp të kequshqyer.

"Mijëra të shpërngulur u detyruan të kalojnë disa net në zonën e pritjes, në qiell të hapur pa tenda, batanije apo ngrohje,"-shtoi OBSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat