Iraku dënon me burgim të përjetshëm pesë anëtare të ISIS-it

Azia

Iraku dënon me burgim të përjetshëm pesë anëtare të ISIS-it

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Pesë gra nga Taxhikistani janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë irakiane pasi u shpallën fajtore për pjesëmarrje në radhët e grupit ekstremist, ISIS.

Ambasadori i Taxhikistanit në Irak, Zubaidullo Zubaizoda, ka thënë se zyrtarët e kësaj ambasade kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore, e cila është mbajtur dje. Në mesin e të dënuarave janë Sadorat Qurbonova, Maftuna Majidova, Gulrukhsor Alieva, Gulbahor Saifulloeva dhe vajza e saj, Mahfuza Qurbonova.

Ky nuk është rasti i vetëm i dënimit të grave të shteteve tjera nga sistemi i drejtësisë në Irak. Sipas të dhënave të autoriteteve të Taxhikistanit, 43 gra nga ky shtet janë dënuar me burgim në Irak për shkak të pjesëmarrjes në luftën e ISIS-it. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 13 gra u dënuan me burgim prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Besohet se në mesin e luftëtarëve të ISIS-it janë rreth 1900 qytetarë të Taxhikistanit, të cilët kanë marrë pjesë në aksionet ushtarake të grupit në Siri dhe Irak, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat