Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga një sulm në Iran

Azia

Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga një sulm në Iran

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një person u vra dhe pesë të tjerë janë plagosur  nga një sulm në një bazë paraushtarake Basij në juglindjen e Iranit, njoftoi televizioni shtetëror i atjeshëm ditën e shtunë, transmeton Klan Kosova.

Sipas Reuters nuk janë dhënë më shumë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë por pos që u konsiderua si një “incident terrorist”.

Kjo ndodhi më saktësisht në qytetin Nik Shahr në provincën Sistan-Baluchestan, e cila prej kohësh ka qenë e rrënuar nga trazirat nga bandat e kontrabandës së drogës dhe militantët sunitë myslimanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat