Siri, muaji i parë i 2019 lë pas 197 të vdekur nga lufta

Azia

Siri, muaji i parë i 2019 lë pas 197 të vdekur nga lufta

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Muaji i parë i vitit 2019 ka qenë një muaj i përgjakur në Siri me plot 197 të vdekur.

Sipas një raporti të bërë nga rrjeti i të Drejtave të Njeriut nga 197 të vdekurit  27 prej tyre janë gra dhe 57 të tjerë janë fëmijë të vrarë padrejtësisht.

Rrjeti i të drejtave të njeriut cilëson fajtore jo vetëm luftën për humbje e jetës së këtyre personave por regjimin pasi sipas raportit, 44 persona, përfshirë 12 fëmijë dhe katër gra, kanë humbur jetën nga regjimi i Bashar al-Asadit ku edhe ka torturuar për vdekje 11 persona, ndërsa nëntë të tjerë, prej të cilëve dy fëmijë dhe një grua, kanë humbur jetën nga sulmet e Rusisë. 37 civilë, prej të cilëve 15 fëmijë dhe 12 gra, janë vrarë gjatë sulmeve të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it të kryesuar nga SHBA.

Organizata terroriste DEASH ka vrarë 13 njerëz, prej të cilëve tre fëmijë dhe një gruandërsa organizata tjetër terroriste, YPG/PKK, ka vrarë 30persona, përfshirë 13 fëmijë dhe tre gra.

Edhe opozita e armatosur siriane ka dorë në vdekjen e nëntë civilëve, përfshirë dy fëmijë. 55 përsona janë vrarë nga njërëz të pa identifikuar përfshirë dhjetë fëmijë dhe gjashtë gra

Po ashtu, 55 civilë, përfshirë dhjetë fëmijë dhe gjashtë gra, janë vrarë nga palë të paidentifikuara, kurse organizata terroriste DEASH ka vrarë 13 civilë, prej të cilëve tre fëmijé dhe një grua. Numri i të vrarëve rritet çdo ditë e më shumë në Siri nga lufta  e cila filloi më 15 mars 2011 me demonstrata masive, dhe prej atij momenti deri sot kanë vdekur gjysmë milion njerëz, dhe askush nuk i numëron njerëzit e zhvendosur dhe refugjatët, vendi është shkatërruar, ndërsa konflikti u bë i përgjakshëm për shkak të prezencës së xhihadistëve të Shtetit Islamik si dhe të ushtrisë dhe aviacionit rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat