Viti i ri hënor, kinezët grumbullohen në tempull për të adhuruar Perëndinë e Begatisë - Bota Sot
Viti i ri hënor, kinezët grumbullohen në tempull për të adhuruar Perëndinë e Begatisë

Azia

Viti i ri hënor, kinezët grumbullohen në tempull për të adhuruar Perëndinë e Begatisë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Pamje nga Kina

Me mijëra kinezë u mblodhën në një tempull në qendër të vendit për të adhuruar Perëndinë e Begatisë e për t’u lutur që të kenë sa më shumë fat këtë vit.

Të devotshmit vërshojnë zakonisht në tempullin Guijuan në ditën e pestë të vitit të ri hënor, për të shënuar lindjen e Hyut, Caishen. Ata djegin temjan e gjera të tjera, në një shkallë shumë më të madhe se në çdo festival tjetër në Kinë.

Aq shume objekte digjen në këtë ditë, sa mirëmbajtësve të tempullit u duhet ta largojnë me lopata hirin që krijohet.

Vitet e fundit, eventi, sipas medias shtetërore, llogaritet të ketë tërhequr në këtë objekt kulti mbi 100,000 njerëz në ditë.

“Ne vijmë në ditën e pestë, sepse kjo është ditë e mbarë, është dita e adhurimit të Perendisë. Është mjaft e veçantë për ne kjo si ditë; vijmë të festojmë lindjen e tij. Shpresoj shumë që të jetë një vit I mbarë, madje kam bindjen që kështu do të jetë. Sepse viti i derrit zakonisht, është vit i mirë”, shprehen disa besimtarë.

Viti i ri hënor shënon festën më të rëndësishme të kalendarit kinez dhe konsiderohet një kohë që duhet kaluar pranë familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...