Pas sulmit vetëvrasës, myslimanët në Indi porositen të qëndrojnë vigjilentë

Azia

Pas sulmit vetëvrasës, myslimanët në Indi porositen të qëndrojnë vigjilentë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Myslimanët e Kashmirit po paralajmërohen të qëndrojnë vigjilentë, mes raporteve të kërcënimeve dhe frikës pas sulmit vdekjeprurës ndaj forcave indiane javën e kaluar.

Mediat lokale kanë raportuar për incidente të izoluara, ku studentë të Kashmirit janë rrahur ose dëbuar nga streha e tyre në shtetet e Indisë veriore.

Forca Policore e Rezervës Qendrore të Indisë (CRPF) u ofroi ndihmë nxënësve në nevojë, por paralajmëroi gjithashtu për raporte të rreme.

Sulmi vetëvrasës në Kashmir që vrau 46 trupa pjesëtarë të sigurisë indiane, ishte sulmi më vdekjeprurës në rajon gjatë disa dekadave.

Bombarduesi përdori një automjet të mbushur me eksploziv për të sulmuar një karvan me 78 autobusë që mbanin forca indiane të sigurisë në autostradën Srinagar-Jammu, rreth 20 km nga kryeqyteti Srinagar.

Grupi militant me bazë në Pakistan, Jaish-e-Mohammad, ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje, gjë që Islamabadi e mohon në mënyrë të vendosur.

Sulmi i rëndë shokoi të gjithë vendin dhe  Qeveria indiane deklaroi se do të fillojë hakmarrjen, duke "izoluar plotësisht" Pakistanin diplomatikisht.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë rajon.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat