Pakistani thirr për konsultë të dërguarin në Indi

Azia

Pakistani thirr për konsultë të dërguarin në Indi

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:06
Zyrtarë policorë në Pakistan.

Pakistani ka thirrur për konsultime ambasadorin e tij nga Nju Delhi, pas rritjes së tensioneve në mes të dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, ka njoftuar Zyra e Jashtme e Islamabadit më 18 shkurt.

“Ne kemi thirrur Komisionarin e Lartë nga India për konsultime. Ai është larguar nga Nju Delhi këtë mëngjes”, ka thënë zëdhënësi i kësaj Zyre në Pakistan, Mohammad Faisal.

Ky vendim ka ardhur pasi dhjetëra trupa paramilitare indiane dhe ushtarë të armatosur janë vrarë në dy incidente të ndara së fundmi.

Në incidentin e fundit të këtij lloji, të paktën katër ushtarë indianë, përfshirë një zyrtar të lartë dhe një civil, janë vrarë më 18 shkurt, pas një përleshjeje me rebelët në Kashmirin e administruar nga India.

Ky sulm ndodhur vetëm disa ditë pasi një sulm vetëvrasës me bombë ka lënë të vdekur të paktën 41 zyrtarë paramilitarë në territorin e kontestuar.

Ky sulm ka ngritur tensionet në mes të të dyja shteteve, derisa Nju Delhi ka kërkuar që Pakistani “të ndalojë mbështetjen ndaj terroristëve dhe grupeve terroriste” që shfrytëzojnë Pakistanin si bazë dhe ka kërkuar që po këto grupe “të shkatërrojnë infrastrukturën në të cilën kanë operuar për të nisur sulme në shtetet tjera”.

Pakistani ka thënë se sulmi me bombë vetëvrasëse ka qenë “shqetësim i thellë”, mirëpo ka mohuar përfshirjen në këtë sulm të përgjakshëm.

India ka akuzuar një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetje të militantëve në territorin e Kashmirit, që ka shumicë myslimane. Kjo hapësirë vazhdon të jetë kontestuese për të dyja shtetet që nga pavarësimi prej rregullit kolonial britanik më 1947.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat