Avionët ushtarakë përplasen gjatë paradës ajrore - Bota Sot
Avionët ushtarakë përplasen gjatë paradës ajrore

Azia

Avionët ushtarakë përplasen gjatë paradës ajrore

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Pamje nga video

Një pilot ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy aeroplanë ushtarakë “Hawk” u përplasën gjatë një parade në Indi të martën.

Dy avionë të Forcave Ajrore indiane u rrëzuan gjatë një seance provë për një shfaqje ajrore të ardhshme.

Incidenti dramatik ndodhi pasi hunda e njërit aeroplan, preku bishtin e tjetrit, ndërsa ata lëviznin në të njëjtin drejtim kokëposhtë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit të sotëm mbi bazën ajrore Yelahanka në jug të Indisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...