Njerku e rrah deri në vdekje vajzën 4 vjeçe, vetëm pse i ndoti pantallonat

Azia

Njerku e rrah deri në vdekje vajzën 4 vjeçe, vetëm pse i ndoti pantallonat

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një njerk është arrestuar nga policia në lindje të Kinës, pasi e rrahu brutalisht deri në vdekje një vajzë 4 vjeçe vetëm pse i ndoti me baltë pantallonat e saj.

Burri e goditi vajzën në mënyrë fatale në shpinë dhe këmbë me një shkop bambuje, si dënim për ndotjen e pantallonave, thuhet sipas raportit të policisë në provincën Anhui.

Ai më pas e varrosi vajzën në një kodër të vogël. Fqinjët në fshatin Wugang në distriktin e Fengyang, aty ku jetonte familja, filluan të dyshonin se diçka i kishte ndodhur vogëlushes pasi u zhduk prej janarit.

Burri, i identifikuar si Wu Weibao, u arrestua nga policia më 31 janar pasi zyrtarët dëgjuan thashethemet rreth vrasjes, thuhet sipas raportit të lëshuar nga policia atje, shkruan Daily Mail.

“Njëri nga ekipet tona ishte duke patrolluar në fshat, kur banorët erdhën me dyshimet e tyre dhe u treguan atyre se Wu e kishte vrarë vajzën”, tha një zyrtar policor për Anhui News.

Bashkë me kryetarin e fshatit, policët shkuan tek Wu dhe i kërkuan ta shohin vajzën e vogël. Kur refuzoi, policia e arrestuan. Pas hetimeve, u zbulua se vajza kishte ndotur pantallonat me baltë dy herë atë ditë në dhjetor, duke e nervozuar kështu Wu-në i cili dhunshëm e rrahu atë me një shkop bambuje.

Vogëlushja më pas u gjet e vdekur, pasi ai e kishte varrosur atë në një kodër të vogël afër fshatit. Wu u arrestua për abuzim me vogëlushen dhe u ndalua në stacion policor derisa të përfundojnë hetimet.

Përdoruesit e internetit u shokuan nga kjo ngjarje brutale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat