Sektori financiar i Kinës: Balancim i rritjes së qëndrueshme dhe parandalimit të rrezikut

Azia

Sektori financiar i Kinës: Balancim i rritjes së qëndrueshme dhe parandalimit të rrezikut

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 00:55
Donald Trump dhe Xi Jinping

Kina duhet të kërkojë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së saj duke mos harruar të shmangë rreziqet ndaj sistemit të saj financiar.

Ekonomia e Kinës po rritet me ritmin më të ngadaltë në pothuajse 30 vite duke nxitur politikë bërësit të nxisin rritjen duke lehtësuar kushtet e kreditimit dhe duke ulur taksat.

“Është e nevojshme të fokusohemi në parandalimin e rreziqeve në bazë të rritjes së qëndrueshme, duke forcuar përshtatjen kundër ciklike të politikës fiskale dhe politikës monetare duke siguruar që ekonomia të veprojë në një interval të arsyeshëm” -tha presidenti kinez, Xi Jinping.

Parandalimi dhe zgjidhja e rreziqeve financiare, veçanërisht rreziqet financiare sistemike, është një detyrë themelore citohet të ketë thënë Xi. Pas një vale të dhënash të dobëta, investitorët po pyesin nëse Pekini duhet të shpejtojë ose të rrisë mbështetjen për të zvogëluar rrezikun e ngadalësimit të mprehtë. Deri tani, Kina ka refuzuar të ulë normat e interesit për të nxitur ekonominë e ngadalësuar, gjë që do të lehtësonte kostot e financimit, por do të rrezikonte të shtonte borxhin.

Për pasur më shumë fonde të lira për kreditimin e bizneseve të vogla dhe private, banka qendrore ka shkurtuar gjatë vitit të kaluar me pesë herë rezervat që bankat duhet të lënë mënjanë. Muajin e kaluar, bankat kineze dhanë kreditë më të reja rekord, gjithsej 3.23 trilionë juanë ose 481 miliardë dollarë.

“Sektori financiar i Kinës duhet të shërbejë në ekonominë reale por rritja e qëndrueshme dhe parandalimi i rrezikut duhet të balancohen.” –tha Xi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat