OKB: Numër rekord i civilëve afganë të vrarë më 2018

Azia

OKB: Numër rekord i civilëve afganë të vrarë më 2018

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

Organiazata e Kombeve të Bashkuara raportoi një numër rekord të viktimave civilë afganë të vrarë më 2018, si pasojë e rritjes së sulmeve vetvrasëse me bombë nga grupet militante si dhe sulmeve ajrore nga koalicioni kundër Shtetit Islamik.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, tha se si pasojë e konfliktit kanë mbetur të vrarë 3,804 civilë dhe të plagosur 7,189 të tjerë.

Këto janë shifrat më të larta të vdekjeve të civilëve që prej monitorimit nga viti 2009.

Sipas raportit, 63 përqind e vdekjeve u shkaktuan nga militantët – talebanët fajësohen për 37 përqind të vdekjeve, Shteti Islamik për 20 përqind dhe grupet e tjera antiqeveritare për 6 përqind.

Qeveria afgane thotë se SHBA dhe NATO janë përgjegjës për 24 përqind të numrit të vdekjeve të civilëve, si pasojë e sulmeve ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat