Aeroplani bën ulje të detyrueshme, një udhëtar tentoi të futet në kabinën e pilotëve

Azia

Aeroplani bën ulje të detyrueshme, një udhëtar tentoi të futet në kabinën e pilotëve

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Aeroplani i kompanisë “Biman Bangladesh Airlines”

Një aeroplan që po fluturonte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, drejt Dubait ka bërë ulje të detyrueshme për shkak se një udhëtar është përpjekur që me forcë ta marrë kontrollin e aeroplanit.

Aeroplani i kompanisë “Biman Bangladesh Airlines”, në të cilin ndodheshin 142 udhëtarë, është rrethuar nga forcat e sigurisë menjëherë pas lëshimit në tokë në aeroportin e qytetit bregdetar të Bangladeshit, Chittagong.

Policia ka njoftuar se të gjithë udhëtarët kanë zbritur nga aeroplani dhe tash ndodhen në vend të sigurt, ndërsa personi që është përpjekur të hyjë me dhunë në kabinën e pilotëve është arrestuar.

Raportohet se personi i dyshuar është një djalë 25-vjeçar, i cili po merret në pyetje nga policia. Ende nuk dihet motivi i tij për ta sulmuar kabinën e pilotëve, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat