Pjesëtarët e sigurimit të Kim Jong-un mbërrijnë në Vietnam, të gjithë kanë frizura dhe rroba të njëjta - Bota Sot
Pjesëtarët e sigurimit të Kim Jong-un mbërrijnë në Vietnam, të gjithë kanë frizura dhe rroba të njëjta

Azia

Pjesëtarët e sigurimit të Kim Jong-un mbërrijnë në Vietnam, të gjithë kanë frizura dhe rroba të njëjta

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Vietnami është duke i bërë përgatitjet e fundit për samitin e shumëpritur, ku do të takohen presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kurse Washingtoni dhe Pyonyang tashmë kanë dërguar pjesëtarët e sigurimit që do të përkujdesen për sigurinë e liderëve të vendeve të tyre.

Rreth 100 pjesëtarë të sigurimit të liderit të Koresë së Veriut, me frizura identike dhe rroba të njëjta kanë mbërritur në aeroportin e Hanoit. Ndërkaq, Kim Jong-un është nisur me tren nga Kina, e Trump ka paralajmëruar se do të niset nesër.

Takimi pritet të zhvillohet në rezidencën e qeverisë apo në hotelin “Metropol”. Ndërkaq ushtarët vietnamezë me uniforma të kamufluara kanë vënë detektor të metaleve në të gjitha zonat përreth. Ekipe të shumta të ushtrisë janë parë edhe nëpër kulme të ndërtesave të shumta, që janë duke instaluar pajisje të ndryshme ushtarake.

Rrugët përreth vendit ku do të mbahet takimi janë dekoruar me lule dhe flamuj të Koresë së Veriut, SHBA-së dhe Vietnamit. E kryeministri vietnamez Ngujen Ksuan Puk, ka urdhëruar që masat e sigurisë të jenë në nivelin më të lartë gjatë këtij samiti që do të mbahet.

Siguria është rritur edhe në stacionin e trenit në qytetin Dang Dong përgjatë vijës kufitare me Kinën, ku pritet të mbërrin Kim Jong-un, kurse sot janë parë shumë ushtarë duke patrulluar në rrugët e këtij qyteti. 

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...