Fakte interesante për “tigrat” e sigurimit të Kim Jong-Un

Azia

Fakte interesante për “tigrat” e sigurimit të Kim Jong-Un

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:45
Fakte interesante për “tigrat” e sigurimit të Kim Jong-Un

Ata janë më shumë se spektakël pasi që kur është në pyetje siguria e liderit të tyre, Koreja e Veriut nuk i lë asgjë rastësisë.

Kim Jong-un kishte mbërritur në Vietnam për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, e më vete kishte marrë dhjetëra pjesëtarë të sigurimit. E edhe kësaj radhe janë përsëritur skenat e samitit të prillit të vitit të kaluar, ku janë takuar dy Koretë.

Djemtë që vrapojnë pas limuzinës së Kimit dhe që ecin para tij janë pjesë e Zyrës 6 të partisë. Ata rekrutohen nga armata popullore koreane dhe duhet të kenë gjatësinë e njëjtë me të liderit të tyre, të kenë shikim të “shqiponjës”, të jenë qitës të mirë dhe të kenë aftësi të jashtëzakonshme luftarake.

Truprojat e tij përzgjidhen në bazë së aftësive fizike dhe atyre luftarake, kurse kandidatët rekrutohen qysh kur janë nxënës të shkollave të mesme. Në asnjë mënyrë nuk guxojnë të kenë ndonjë shenjë në fytyrë dhe duhet të kenë masa të mira trupore, e gjithashtu u bëhet kontroll i detajuar sa i përket historisë së familjeve të tyre. Por, kur këta të rinj përzgjidhen, ata pajisen me një numër identifikuar e të dhënat e tjera personale u fshihen, dhe u ndalohet të mbajnë kontakte me familjet e tyre.

Ata i kalojnë plotë dy vite nëpër kampet e trajnimit, ku marshojnë deri në 25 kilometra, ushtrojnë taek-wondo dhe mësojnë taktikat për operacione të veçanta. Sipas historisë zyrtare, kjo gardë ka marrë pjesë në luftën koreane, kurse njësitë e saj kanë nxjerrë 72 “heronj të punës” dhe 28 “heronj të Republikës”.

Megjithatë, këtë gardë Kim Jong-un e ka riorganizuar duke liruar nga detyra dhjetëra oficerë, dhe ka zgjeruar grupin e truprojave të tij privat duke i quajtur “Njësia 2.16”. Kjo gardë është e shpërndarë në gjashtë njësi, në njësi luftarake dhe të truprojave. Kjo gardë i ka nga 95 deri në 120 mijë të punësuar, kurse supozohet se Kim ka edhe një gardë tjetër personale që kujdesen për sigurinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat